Pesë fakte interesante nga ekonomia zvicerane

Zvicra ka GDP-në e dytë më të madhe per capita në botë.

Mbi 99% e kompanive zvicërane janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (më pak se 250 të punësuar).

Bujqësia kontribuon vetëm 0.7% në GDP-në e saj, ndërsa sektori i shërbimeve zë 74%.

Zvicra është eksportuesi kryesor i orëve në botë. Sipas qeverisë zvicërane, vendi eksporton orë dhe produkte të orës me një vlerë prej më shumë se $21 miliardë në vit.

 

Zvicra ka normën më të ulët të TVSH-së në Europë. 8% vendoset për shumicën e mallrave dhe shërbimeve, 3.8% për shërbimet e akomodimit dhe 2.5% për nevojat themelore.