Pesë shkolla fillore në Komunën e Bogovinës do të realizojn mësimin me prezencë fizike (lista)

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme, nga ana e Ministrisë së Arsimit është publikuar lista e shkollave tek të cilat është miratuar vendimi që mësimin të ndiqet me prezencë fizike.

Nga të gjitha shkollat e Komunës së Tetovës, asnjë shkollë nuk ka marë leje që mësimi të ndiqet me prezencë fizike të nxënësve, informon portali “tetova1”.

Reklame

E njëjtë është situata edhe më shkollat që janë në vendbanimet e Komunë së Tearcës.
Nga ana tjetër, 5 shkollave fillore në Komunën e Bogovinës u është lejuar që të ju mundësojnë nxënësve ndjekjen e mësimit me prezencë fizike.

SH.F “11 Tetori” në fshatin Urviç dhe shkolla periferike me të njëjtin emër në fshatin Jellovjan, SH.F “Abdyll Frashëri” në fshatin Sellcë, SH.F Dervish Cara në fshatin Novakë dhe SH.F Lirija në Zherovjan, informon portali “tetova1”.