Pesë vite nga publikimi i përgjimeve në Maqedoni

Advertisment

Gati pesë vite nga publikimi i materialeve të përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, vetëm një funksionarë shtetëror dhe një biznesmen po vuajnë dënimin me bu rg.

Pas dy viteve gjysëm procese gjyqësore me mbi 100 persona të ak uzuar nga ana e Ish Prokurorisë Speciale, vetëm dy veta përfunduan në bu rg.

Reklame

Në mesin e të ak uzuarëve ishte ish kryeministri Nikolla Gruevski që u arratis, ish shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov që po mbrohet në liri, ish ministra të Qeverisë Gruevski që po ashtu po mbrohen në liri, por edhe shumë zyrtarë të tjerë, nënvizohet në hulumtimin e emisionit 360shkallë.

Por u dënuan dhe përfunduan në bu rg vetëm ish ndihmës ministri i brendshëm, Gjoko Popovski, që u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për rastin Tanku, ku ishte i ak uzuar edhe Gruevski dhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, lidhur me blerjen e Mercedes Benzit të blinduar, që dëmtoi buxhetin e shtetit.

Personi i dytë që ka përfunduar në bu rg është biznesmeni Sead Kocan, me afër 5 vite bu rg në rastin Trust, për përfitim të paligjshëm të tenderëve.