Peter Handkes e adhuroi deri në vd ekje Millosheviqin – Sot iu dha çmimin Nobel!

31
#

Peter Hankde, shkrimtari austriak 76-vjeçar sot ka fituar çmimin Nobel për letërsi, nga Akademia suedeze.
Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë lu ftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dy shuarit për kr ime lu fte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht ak uzave që kishte për gje nocid.

Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar mas akrën serbe në Srebrenicë.

Pasi Peter Handke përshkroi bom bardimin e Serbisë nga NATO si kr im lu fte, ai ishte sul muar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e lu ftës”.

Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në fun eralin e Slobodan Millosheviqit, nominimi i Peter Handkes për çmimin Heinrich Heine prej 50 mijë eurove ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte thënë se nuk do ta pranonte çmimin.

Anëtarë të ansamblit të Berlinit e quajtën anulimin e çmimit si “su lm ndaj lirisë artistike” dhe iniciuan “Çmimi Heinrich Heine Berlin” që arriti të grumbullonte të njëjtat të holla, por që Peter Handke nuk i pranoi, duke kërkuar që të hollat të dhurohen për enklavat serbe në Kosovë. /DW/