Peticion për rikthimin e teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit

Advertisment

“Ski Macedonia” ka filluar peticion për rivënien në funksion të teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit, njofton Portalb.mk.

“Tetova, Rajoni i Pollogut dhe Ski Qendra Kodër e Diellit do të fitojnë sërish energji më të freskët, jetë dhe oksigjen”, thuhet në përshkrimin e peticionit duke dërguar porosi deri te Qeveria dhe Komuna e Tetovës.

Reklame

“Mundësia e banorëve të Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit të kenë qasje të lehtë deri te natyra, kontribuon në jetën shëndetësore, shprehitë e shëndetshme, rekreacion. Për vetë Kodrën e Diellit do të nënkuptojë rritje të të ardhurave, kapital të freskët, më shumë turistë dhe mundësi për rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime turistike. Më pak rrëmuja, komunikacion i pavarur nga rruga ekzistuese dhe mundësi për të arritur në Kodrën e Diellit pavarësisht kushteve të motit. Mos e kërkoni në Evropë, në hollët burokratike dhe politikat nëpër Bruksel. Zhvillimi dhe jeta cilësore varet prej nesh”, thuhet në peticionin.

“Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjerë. Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.

Sot Kodra e Diellit jo vetëm që ka humbur shkëlqimin e dikurshëm por është lënë pas dore dhe nuk po investohet aspak në të. Aktualisht kompania e cila menaxhon me Kodrën e Diellit është kompania ELEM TURS. Disa nga hotelet të cilat menaxhohen nga po e njëjta kompani me vite po punojnë me humbje, duke grumbulluar borxh prej 24 milionë euro në total.

Teleferiku nuk punon që nga viti 2001, shkaku i dëmtimeve që ka pësuar gjatë luftës ka shkaktuar probleme tjera.

Problemi i mbeturinave – Mungesa e koshave për plehra si dhe keqmenaxhimi i mbeturinave ka çuar deri te djegia e të njëjtave nga hotelet dhe banorët.

Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit: qytetarët detyrohen të ecin nga 3 kilometra

Shumë shtëpi malore tanimë janë ndërtuar, me ose pa leje, dhe tanimë janë funksionale, duke e shndërruar Kodrën e Diellit në një “fshat të vogël”.

Rënia e numrit të turistëve vjen si rezultat i keq menaxhimit të kësaj qendre turistike. Që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njejta me të cilat përballet Kodra e Diellit. Price Waterhouse Coopers është kompania e cila u përzgjodh Elem Turs për të bërë analizën financiare duo diligence dhe studimin e fizibilitetit me model për partneritet privat-publik si dhe propozim model për shitje.