Petkov u takua edhe me Mickoskin, ja për çfarë biseduan (Video)

Kryeministri Bullgarisë, Kirill Petkov gjatë qëndrimit të tij në Shkup u takua edhe me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Menjëherë pas takimit në një deklaratë ekskluzive për Alsat tha se ishte një bisedë konstruktive dhe se është diskutuar për çështje infrastrukturore, për ekonomi dhe kulturë. Ai përmendi edhe formimin e grupeve të punës që do të merren me këto çështje.

Reklame

Megjithatë ndonëse i pyetur nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të mbështesin që komuniteti bullgar të përfshihet në Kushtetutën e RMV-së, nuk dha përgjigje konkrete./Alsat.mk