Petkovski: Ja cili ishte qëllimi i luf*tës së vitit 2001

169
#

Ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski ka komentuar Marrëveshjen e Ohrit, dokument që doli nga lu*fta e vitit 2001.

Petkovski ka thënë për Rel se, konflikti i armato*sur më 2001, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si l*uftë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai luft*ë e quan marrjen nën kontroll të territoreve.

“Nuk mund të thuhet se atë kohë lufto*hej për idenë për barazi për të gjithë qytetarët. Tani nga ky dimension, luf*ta e 2001 mund të trajtohet dhe si luft*ë për territore. Por, një gjë është e sigurt se konfl*ikti i armato*sur mund të mbyllej vetëm përmes një marrëveshjeje”.

“Marrëveshjet paqësore paraqesin detyrime dhe obligime për të dyja palët. Në këtë rast fraza se ‘ka fituar Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Ohrit’ për mua është e papranueshme sepse në këtë rast ne kemi humbur shumë, mendoj edhe maqedonasit edhe shqiptarët. Por, marrëveshja u arrit si rrjedhojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, që kishte interes që ta menaxhojë konfli*ktin ashtu siç e menaxhoi”, thotë Petkoski.