Pezullohet gazetari që do të moderonte debatin Tramp-Bajden

Advertisment

Një gazetar veteran në Shtetet e Bashkuara, i cili është zgjedhur për të moderuar debatin e dytë midis presidentit amerikan, Donald Tramp, dhe sfiduesit të tij, Xho Bajden, u pezullua, pasi pranoi se ka gënjyer se llogaria e tij në Twitter është hakuar.

Steve Scully do të moderonte debatin e planifikuar për 15 tetor, por ai është anuluar, pasi organizatorët e kanë shndërruar në debat virtual.

Reklame

Javën e kaluar, Scully ka qenë i përfshirë në një shkëmbim në Twitter me Entoni Skaramuçin, ish-ndihmës i Trampit, tani kritik i tij. Scully është dukur se ka kërkuar këshilla prej tij. Kur shkëmbimi ka nxitur polemika, Scully ka thënë se llogaria e tij është hakuar.

Në një deklaratë ndjese, Scully tha se ka zhgënjyer kolegët e tij. “U kërkoj falje atyre”, tha ai.

Organizatorët e kanë cilësuar si shqetësim infektimin e Trampit me koronavirus, por Tramp ka refuzuar të marrë pjesë në debat virtual.

Scully ka mbuluar zgjedhjet presidenciale në C-SPAN për gati 30 vjet dhe ka krijuar një reputacion për mbulim të balancuar.Është e paqartë se kur do të kthehet, por pezullimi i tij sugjeron se ai do të jetë jashtë programit në natën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor.