Pfizer zvogëlon përkohësisht dërgesat në Evropë: Në pritje të përmirësimit…

‘Nga java e ardhshme, do të ketë një rënie në dërgesat e vaksinave Covid në Evropë, në pritje të përmirësimit të aftësive të saj të prodhimit’, lajmëroi laboratori amerikan i Pfizer.

Gjithashtu, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, theksoi se ulja e përkohshme do të prekë të gjitha vendet evropiane.

Reklame

Është e paqartë se sa kohë do të duhet që Pfizer të kthehet në kapacitetin e plotë të prodhimit, i cili do të rritet nga 1.3 në 2 miliardë doza në vit.

Shuma e zvogëlimit nuk është specifikuar për Evropën në tërësi, por për Norvegjinë rënia do të jetë 17.8%./ A2/