Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

Kompania e aviacionit Amerikan ka njoftuar se një aeroplan i saj Boeing 737 Max, që po udhëtonte në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të New Jersey – Newark Liberty, kishte alarmuar ekuipazhin kur piloti fiku njërin motor nën dyshimin se kishte probleme mekanike.

Aeroplani që po realizonte fluturimin me numër 2555 nga Miami me 95 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ka arritur të zbret i sigurt në Newark pa ndonjë incident

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Problemi i mundshëm ishte në indikatorin e vajit të motorit dhe sipas ekspertëve, nuk ka ndonjë lidhje me sistemin MCAS që kishte shkaktuar dy aksidente me fata litet.

Bëhet fjalë për 737 Max gjatë vitit 2018 dhe 2019, që kishte detyruar autoritetet kompetente të tërheqin nga përdorimi këtë lloj të aeroplanit.