Pisonero: BE do të shpërndajë 199 mijë vaksina për Maqedoninë

Advertisment
HTML Image as link

Komisionerja e BE-së për zgjerim, Anna Pisonero theksoi se shpërndarja e vaksinave në Ballkanin Perëndimor nga ana e BE-së është provë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian, transmeton Alsat.

Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Bruksel, Pisonero theksoi se shpërndarja e vaksinave të para në Ballkanin Perëndimor nga BE me ndihmën e Austrisë, të cilat fillojnë të mbërrijnë në rajon sot, është mbështetje e qartë nga BE, së bashku me ndihmën financiare të 3.3 miliardë eurove për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Reklame

“Mbi 650 mijë vaksina do të shpërndahen në të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 199 mijë në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndarja e vaksinave bëhet në përputhje me nevojat e secilit vend, dhe dozat janë të destinuara për profesionistët shëndetësorë dhe grupet më të prekshme”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian.

“Ky është një mesazh i qartë se ne kujdesemi për rajonin dhe se e ardhmja e këtyre vendeve qëndron në Bashkimin Evropian”, tha Pisonero.