Pistoletë në gjimnazin 7 Marsi, Tetovë

Në ambientet e jashtme të Shkollës së Mesme “7 Marsi” në qytetin e Tetovës, është gjetur një ar*më zj*arri. Rastin e kanë bërë të ditur nga SPB – Tetovë.Në Sektorin për Punë të Brendshme – Tetovë me datë 05.08.2022 në ora 10:20 nga punonjësi i SH.M. “7 Marsi” Tetovë ka raportuar se gjatë pastrimit në ambientet e oborrit të shkollës është gjetur një pistoletë “Ecol firat magnum” 9 mm me bosh kornizë në armë.

“Kontrolli në ambientet e gjimnazit është kryer nga ekipi i MPB-së së Tetovës, dhe arma është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja. MPB bën me dije se pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.