Pjesa më e madhe e Evropës po i lehtëson masat

Advertisment

Vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, filluan t’i lirojnë masat restriktive, të cilat u vendosën për mbrojtje nga Pandemia për shkak të virusit korona. Shqipëria prej sot ka hyrë në një fazë të hapjes graduale të bizneseve. U hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Nga sot edhe Greqia ka hapur të gjitha shitoret ndërsa deri më 1 qershor edhe qendrat tregtare, ndërsa libraritë dhe parukeritë u hapën më 4 maj.

Reklame

Serbia sot ka hapur çerdhet, më 4 maj hapi baret dhe restorantet, ndërsa më 8 maj qendrat tregtare. Autoritetet serbe vendosën që të hapin edhe kufijtë, por për hyrje në Serbi do të duhet të tregoni test negativ për Virusin Korona, i cili nuk do të jetë më i vjetër se tre ditë. Ata të cilët nuk do të kenë test do të duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Këtë mëngjes, kufijtë i hapi edhe Kroacia. Qytetarëve u lejohet të hyjnë dhe të dalin nga Kroacia duke respektuar masat kryesore. Në Kroaci mund të udhëtojnë qytetarët e vendeve të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre si dhe qytetarët e vendeve të tjera për arsye afariste ose për interes ekonomik. Kroacia për momentin nuk vendim për testime për Covid 19 në kufi.

Edhe vende të tjera të Evropës filluan gradualisht lehtësimin e masave. Në Francë do të hapen shkollat fillore por me numër të ulët të nxënësve, ndërsa do të rihapen dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet e flokëve dhe luleshitësit. Megjithatë të mbyllura do të qëndrojnë restorantet, kinematë dhe baret. Autoritetet franceze kanë theksuar se nëse virusi do të përhapej sërish me shpejtësi të madhe, përsëri do të kthejnë masat e izolimit.

Shkollat e mesme dhe fillore do të hapen edhe në Zvicër, por klasat do të pranojnë numër më të ulët të nxënësve. Me kufizime të caktuara do të punojnë edhe restorantet, libraritë dhe muzetë. Spanja në rajone të caktuara do të lejojë tubimet deri në dhjetë njerëz. Edhe Holanda do të rihapë shkollat fillore por pjesërisht. Në kuadër të bizneseve që do të fillojnë punën janë: fizio-terapistët, auto-shkollat dhe parukeritë..

Edhe vendet skandinave me vendime për të lehtësuar masat. Me kërkesë që qytetarët të respektojnë distancën fizike edhe në Belgjikë do të punojnë shumica e bizneseve. Restorantet, baret dhe kafenetë do të mbesin të mbyllura. Në Danimarkë, qendrat tregtare do të rihapen të hënën ndërsa në Poloni, hotelet mund të rihapen gjatë javës.

Në Evropë llogaritet se jenë mbi 1.5 milion persona që janë infektuar me virusin korona. Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë vendet që kanë pasur numrin më të madh të të infektuarve.