Pjesëtarë nga Grupi i Kumanovës mund të vuajnë dë nimin edhe në Kosovë

Advertisment

Ministri i drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Selim Selimi, sot në Kuvendin e Kosovës tha se me homologen maqedonase të drejtësisë ka diskutuar mundësinë që pjesëtarë nga Grupi i Kumanovës të mund të vuajnë dënimin në Kosovë, raporton InfoShqip.com

Selimi ka bërë të ditur se një marrëveshje e tillë mund të arrihet kur rasti i “Grupit të Kumanovës”, të marrë epilog final.

Reklame

“Në takimin virtual kemi biseduar edhe për trajtimin e kosovarëve në burgjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E di që rasti është ende në pjesën e jashtëzakonshme juridike. I kam treguar që shteti i Kosovës është i gatshëm të lidhë marrëveshje ekstradimi, kurdo që ky rast e mer epilogun. I kam përcjellur mesazhin se Kosova pret që drejtësia të mos jetë diskriminuese”, – ka thënë ai.

“Unë e di që është një grup që ka kaluar nëpër një pjesë të sistemit të drejtësisë që është konsideruar diskriminues”, – tha në fund ai.