Plaku hedh plisin kur përmendet Enver Hoxhaj dhe UÇK-ja (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Rahovec. Kur Hoxhaj e përfundon një pjesë të fjalimit, në sallë fillojnë duartrokitjet dhe brohoritjet.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një plak, i cili ngritet në këmbë dhe e hedh plisin kur përmendet Enver Hoxhaj dhe UÇK-ja.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Siç shihet në video, Hoxhaj në shenjë falënderimi e vendos plisin në karrige dhe e përshëndet masën.