Plaku nga Tetova: Menduh Thaçi është patriot i madh!

73

Dritëro ZEQIRI.MAQEDONIASHQIPTARE.COM

Kurtish Ejupi është 87 vjeç dhe ja ka ënda të komentoj! E takoj në lagje dhe më thotë:

Axha Tish: Deri në atë moment që shqiptarët do shohin interesin e tyre, punët e miletit do jenë keq!Politikanët tanë nuk mund me thënë se nuk kanë bë asnjë punë të mirë, nuk mund me thënë se gjithçka është zi e më zi!

Jo, punët kanë lëvizur në drejtim pozitiv! Tani mileti nga një herë nuk din edhe çka po lyp, nuk din kur akuzon dhe si akuzon!

Ta zëmë, do flas kësaj here për Menduh Thaçin!

Këtë politikan as një herë në jetë nuk e kam taku, asnjëherë në jetë nuk kam pas një nevojë me kërku ndonjë ndihmë interesi, por njeriu është i aftë, është i përgatitur! Unë po e përcjellë në disa debate, në disa emisione, njeriu është i saktë, është komplet dhe me një fjalë nuk mund me thënë se ky është ashtu e ky është kështu, ky është tradhëtar, e andej-këndej! Dëgjoni, i kam 87 vite në shpinë, por ky njeri në politikë është ngritur me aftësitë e veta, përralla janë ato që mund me akuzu dikë dhe mendimi im është shumë pozitiv, Menduh Thaçi është patriot i madh!

Ka ide, din se çka me kërku, din me ju thënë në sy shkijeve sendet që na duhen!
E vërteta është kjo! Është e vërtetë sepse as që kam interes, as që kam frikë se ma ndërpret pensionin, por për patriot edhe një nëna nuk e bën!