Plani i Erdogan, Turqia synon Hënën brenda vitit 2023

Edhe Turqia ka në plan të ketë një mision të sajin në Hënë që pritet ta realizojë brenda dy vjetësh. Lajmin e konfirmoi presidenti Erdogan, i cili muajin e kaluar pati edhe nje komunikim me shefin e kompanisë “Tesla” Elon Musk në lidhje me mundësinë.

“Ulja e parë në Hënë do të bëhet me raketën tonë kombëtare dhe autentike hibride, që do të lëshohet në orbitë në fund të vitit 2023, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Erdogan.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Këmbët tona do të jenë në tokë, por sytë tanë do të jenë në hapësirë. Rrënjët tona do të jenë në tokë, degët tona do të jenë lart në qiell”, u shpreh presidenti turk.