Plani në duart e Elvis Naçit, së shpejti fillon ndërtimi (FOTO)

Për të çuar në vend amanetin e bamirësve për Thumanën, shkuam shtëpi më shtëpi, që ndihma juaj të shkojë në familjet të cilat tërmeti ua ka shkatrruar vërtetë shtëpitë. Paralelisht po presim projektin dhe lejet për të filluar dhe dhuruar për familjet e prekura nga tërmeti shtëpitë që aq shumë po i presim në këto momente.

Në asnjë moment nuk tërhiqemi jo vetëm nga ndërtimi i shtëpive, por edhe në zhvillimin e zonës dhe në mirëqenien e tyre.

Reklame

Çdo donator do të ketë emrin, çdo fond do të jetë trasparent, sepse këtë e kemi detyrim së pari karshi Zotit dhe donatorëve që na besuan një peshë dhe një përgjegjesi të rëndë për supet tona, por që me lejen e Zotit do t’ia dalim duke ndëtuar një lagje të tërë të re, një lagje të denjë si në çdo vend të europës.

Një lagje që do t’i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, si një shembull i bamirësisë, trasparencës, bashkimit, frymëzimit, se durimi për të bërë gjërat e duhura, ia vlen në emër të bashkimit, të së bukurës, i një vepre që do të mbetet gjatë në memorien tonë…

Zoti ju bekoftë dhe mbarësi në familjet tuaja!