Plazhi norvegjez cilësohet si ndër më të bukurit në Evropë (VIDEO)

Plazhi Haukland në veri të Norvegjisë është klasifikuar si një nga plazhet më të bukur në Evropë. Pamja që ofron ngjason me peizazhin e një kartoline dhe disa e krahasojnë me Karaibet.

Mirëpo, në krahasim me plazhet e Karaibeve, Haukland është shumë më i ftohtë. Temperatura e ujit nuk është kurrë më shumë se 10 gradë Celsius, pasi është 300 kilometra në veri të Arktikut.

Vizitorët thonë se plazhi është më i këndshëm se shumë prej plazheve në jug të Evropës.
“Plazhi këtu është edhe më i këndshëm se ai që sheh në jug të Evropës, është edhe më i bardhë se sa mund të gjesh diku tjetër”, u shpreh një vizitor.

Plazhi Haukland është i njohur në rrjetet sociale, dhe në guidat e udhëtimit është shënuar si një nga më të bukurit në Evropë.

Në atë vend unik dhe shumë të largët, të njohur vetëm nga vendasit, njerëzit shpesh përdorin mjete lundruese por edhe zhyten në ujërat e ftohta. Vitin e kaluar këtë plazh e vizituan 300,000 turistë, 50 përqind më shumë se në pesë vjet.