Plisat: Ne të gjallë nuk do ta lejojmë Partizanin e Beogradit të luajë në Prishtinë

Tifo grupi “Plisat” ka reaguar pas disa lajmeve se drejtori sportiv i Klubit Futbollistik Flamurtari, Arbnor Morina, e ka ftuar Partizanin e Beogradit të luajë në Prishtinë në turneun “Fadil Vokrri”.

“Plisat” në reagimin e tyre kanë thënë se ata të gjatë nuk do ta lejojnë që klubi serb të luajë në Prishtinë.

Reklame

Reagimi i plotë i Plisave:

Drejtori sportiv i KF Flamurtarit, sot ka ftuar klubin serb FK Partizan që në kuadër të turneut për nder të Fadil Vokrrit, klubi serb të merr pjesë në turneun i cili do të mbahet pikërisht në stadionin “Fadil Vokrri”.

Drejtori në fjalë duke harruar lu ftën e vitit ’99të, duke harruar djemtë dhe vajzat që u fliuan për këtë vend, duke harruar veteranët, invalidët, të pagjeturit dhe të gjitha që Serbia bëri ndaj nesh, sot pas 20 vite të (mos) zbardhjës së kr imeve të kryera, drejtori propozon ftesë abnormale dhe pa pikë turpi.

Në vend se të plotësoni nostalgjinë tuaj ndaj jugosllavisë, ne apelojmë tek organizatorët që në këtë turne të ftoni klube shqiptare nga Tirana, Shkodra, Korça,Tetova, Shkupi Dibra, Malësia etj. Përveçse do të bashkoni pjesë të ndryshme të Shqiperisë në Prishtinë, ju gjithashtu do të promovoni klubet Shqiptare dhe gjithashtu do të rrisni numrin e shikuesve në stadion, gjë që viteve të fundit mungon.

Pa dashur ta zgjasim më shumë, Plisat i bëjnë me dije të gjithëve që për derisa të jemi ne gjallë nuk do të lejojmë që turne të tilla të zhvillohen në Prishtinë! Ne asnjeherë nuk do ta harrojmë sakrificën e atyre që u fliuan për lirinë tonë. Madje, ky popull nuk ka ndryshuar, ju kujtojmë rastin e fundit kur kombëtarja jonë luajti në Beograd.

Mos shëroni komplekse të inferioritetit duke e tejkaluar krenarinë kombëtare. Nuk tregoheni më të emancipuar nëse përulni vetën para Sërbisë, e sidomos klube që promovojnë racizëm kundër shqiptarëve, siç është Fk Partizani.

Ju lusim që të mos e provoni durimin tonë!

Gjitha të mirat!
Plisat