Po afrohet dimri, nëna me tre jetimë nga Tetova ka nevojë për ndihmë

Advertisment

Të dashur miq,

Ditët e ftohta të dimrit po vinë, dhe ato janë më të acarta për ata që s’kanë një kulm mbi kokë. Nëna me tre fëmijë jetim (11, 7 dhe 4 vjeç), të cilët kanë humbur babain para katër vitesh, kanë jetuar në banesa të ndryshme me qera, të paguar nga bamirës të ndryshëm.

Reklame

Ca miq të familjes kanë ndërmarrë një aksion për t’i dalë në ndihmë. Synohet të grumbullohen 30,000 euro për t’i blerë kësaj familje banesën e tyre. Deri tash janë grumbulluar rreth 14,000 euro, nevojiten dhe 16,000. Si gjithëherë tjetër, jam i sigurtë se edhe kësaj rradhe do ja arrijmë qëllimit dhe brenda javës do kemi lajmin e lumtur.

Më kontaktoni në inbox për mënyrat si mund të ndihmoni. Zoti ju shpërbleftë nijetin.

(Arianit Xhaferi)