Po e luajnë miliona njerëz! “Wordle”, enigma që po çmend botën

Pesë shkronja, gjashtë përpjekje, dhe vetëm një enigmë në ditë për ta zgjidhur: formula e “Wordle” nuk mund të ishte më e thjeshtë, por, brenda pak javësh, kjo lojë fjalësh i ka joshur miliona njerëz në botë.

“Ajo thjesht të bën për vete”, thotë Susan Drubin, lojtare e rregullt e enigmës ‘online’.

Reklame

“Gjëja e mirë e saj është se t’i merr zakonisht vetëm disa minuta, dhe është një shpërqendrim shumë i mirë, i vockël”, pohon 65-vjeçarja nga periferia e Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Loja ka fituar shpejt popullaritet: sipas The New York Times, 90 njerëz e kanë luajtur atë më 1 nëntor 2021. Dy muaj më vonë, më 2 janar 2022, më shumë se 300,000 njerëz i janë nënshtruar sfidës. Sipas The Guardian, loja e ka kapërcyer shifrën e dy milionë lojtarëve ditë më parë. Dhe ky numër vetëm sa po rritet.

Rregullat e “Wordle” janë jashtëzakonisht të thjeshta: gjej fjalën e ditës në gjashtë apo më pak tentime. Secili tentim duhet të jetë një fjalë e vlefshme prej pesë shkronjash. Shkronjat e sakta në vendin e duhur bëhen të gjelbra, përderisa shkronjat që janë pjesë e fjalës, por në vendin e gabuar, marrin ngjyrën e verdhë.

Ofrohet vetëm një fjalë në ditë, dhe ajo është e njëjtë për të gjithë. S’mund ta zgjidhni enigmën e sotme? Duhet të prisni deri nesër për fjalën e radhës.

Ndonëse loja vetë është e qasshme nëpërmjet një uebsajti, dhe jo një aplikacioni, lojtarët mund ta tregojnë rezultatin e tyre, me gjashtë rreshta të katrorëve të ngjyrosur, që simbolizojnë tentimet për zgjidhjen e enigmës – por, sigurisht, pa zbuluar përgjigjen për të tjerët.

Pas disa javësh, Drubin – si shumë lojtarë të tjerë – filloi të tregojë rezultatet e saj në rrjetet sociale, me etiketën #Wordle.

Dhe, kësisoj, lindi një fenomen ngjitës.

Pjesë e asaj që e bën “Wordle” speciale është se ajo është falas – dhe, gjithashtu, nuk shoqërohet me reklama.

Krijuesi i saj, Josh Wardle, një inxhinier softuerësh, i cili vepron në Bruklin të Nju-Jorkut, në SHBA, por është me prejardhje nga Uellsi, ka vendosur të mos e bëjë lojën fitimprurëse.

“Unë mendoj se njerëzit e çmojnë faktin se ekziston kjo gjë ‘online’, e cila është thjesht argëtuese”, është shprehur Wardle ditë më parë, në një prononcim për The New York Times. “Ajo nuk përpiqet të bëjë diçka tinëzare me të dhënat tuaja apo me sytë tuaj”, ka theksuar ai.

Ndonëse uebsajti i lojës është falas dhe pa reklama, nuk u desh shumë kohë që oportunistët të provonin ta kopjonin konceptin e lojës, të krijonin aplikacione dhe t’i vinin ato në shitje – derisa ato u ndaluan.

I vetmi aplikacion që qëndron aktiv është “Wordle!”, me një pikëçuditje, një lojë e pangjashme me enigmën e famshme, e krijuar nga një adoleshent, pesë vjet më parë.

Krijuesi i saj, Steven Cravotta, tani 24-vjeçar, thotë se fillimisht nuk e ka pasur idenë se çfarë po ndodhte, kur aplikacioni i tij filloi të regjistronte mbi 40,000 shkarkime në ditë.

“Nuk isha në dijeni për këtë mani”, është shprehur Cravotta për The Wall Street Journal.

Mburrja me rezultatet
Për Mikael Jakobssonin, koordinator hulumtimesh për Laboratorin e Lojërave të Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit, “Wordle” bie në kategorinë e lojërave që kërkojnë plotësimin e zbrazëtirave, “një lojë që mund ta luash përderisa je duke pritur një shok, apo autobusin”.

Ai thotë se suksesi i saj ka ardhur pjesërisht falë mënyrës së lehtë për t’ua treguar miqve rezultatet – qoftë përmes rrjeteve sociale, qoftë me gojë.

Kur e zbërthen enigmën, “ndihesh shumë krenar me veten. E ke atë butonin ‘shpërndaj’ aty. Prandaj, mund të mburresh pak, gjë që priremi ta bëjmë me qejf”.

Rachel Kowert, psikologe e specializuar për videolojëra, gjithashtu përmend teorinë e krahasimit shoqëror, sipas së cilës, të gjithë duan ta vlerësojnë veten në raport me të tjerët.

Tundimi është i tillë saqë janë nxitur debate ‘online’, për t’i heshtur ose jo miqtë që mburren duke i publikuar rezultatet e tyre.

Sipas Kowertit, një gjë tjetër e rëndësishme që e bën lojën tërheqëse është se “të qenët e kufizuar në një enigmë në ditë të jep ndjenjën e pamjaftueshmërisë”.

“Nuk e tepron së luajturi, dhe ajo të shtyn të kthehesh të luash, ditë pas dite”, shprehet ajo.

“Wordle” tashmë po adaptohet në gjuhë të tjera, përfshirë frëngjishten, gjermanishten e spanjishten, pasi e ka pushtuar shpejt botën anglishtfolëse.