Po ndërtohet nga Turqia, foto brenda spitalit të ri të Fierit (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga spitali i Fierit, për të cilën kanë filluar punimet para 50 ditëve nga qeveria turke.

Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50 000 m2, nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës që do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Presidenti turk Erdogan i ka premtuar Ramës se punimet për spitalin do të përfundojnë brenda tre muajve.