Po rikonstruohet stacionin hekurudhor në Tetovë

Advertisment

Stacioni hekurudhor në Tetovë me rikonstruimin që është duke u bërë duhet të marrë pamje dhe infrastrukturë plotësisht të re.

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në përputhje me Kontratën e Prokurimit Publik të publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik të një ndërmarrje me seli në Reçicën e vogël për rikonstruimin duhet të ndajë 7,306,558 denarë (rreth 120 mijë euro) dhe 1,315. 180 denarë për taksën e vlerës së shtuar (mbi 21 mijë euro).

Reklame

Janë paraparë punët ndërtimore (si dhe prishje dhe çmontim), punime elektrike, punime termoteknike dhe hidraulike.Kontrata është nënshkruar më 20 maj dhe sipas detyrimeve, operatori ekonomik ka 90 ditë kohë për t’i përfunduar punimet e ndërtimit dhe rikonstruimin.