Po tallet deputetja e BDI-së, apo e ka me gjithë mend: Rinia nuk po ikën nga fukarallëku, por për përvoja të reja?

50
#

Ikja e të rinjve nga vendi dhe raporti i Bankës Botërore për shifrën e migrimit u diskutua edhe në emisionin Click Plus. administratë e posaçërisht për ata që marrin rrogë e rrinë në shtëpi.

Deputetja e ASH-së Arta Toçi akuzoi shtetin për punësimet në administratë e posaçërisht për ata që marrin rrogë e rrinë në shtëpi.

Deputetja e LSDM-së Gjylymesere Kasapi thotë se me ardhjen e LSDM-së në qeveri ata po sistemohen ngadalë nëpër vendet e tyre të punës.

Deputetja e BDI-së Shpresa Hadri thotë se migrim ka pasur çdo herë dhe të rinjtë e ikin sepse duan të provojnë përvoja të reja në jetë. Shumë komentues kanë shi gjetuar me komente deputeten e BDI-së, duke pyetur nese është tallur apo e ka njëmend. Një pjesë e tyre kanë komentuar se ajo nuk ka faj, sepse BDI është larg halleve dhe problemeve që kanë shqiptarët.

Ndryshe raporti i Bankës Botërore thotë se gjysmë milion qytetarë kanë ikur nga Maqedonia, pjesa më e madhe prej tyre është kuadër profesional nga sektori i IT.