Po t’mos ishte facebooku ku do mund të shprehnin shqiptarët “patriotë” patriotizmin e rrejshëm

Advertisment

Shkruan Gjyla Celiku:

Një njërën anë “atdhetarë”, në anën tjetër tradhëtarë, kjo ndodh vetëm ndër shqiptarë! Ne nuk jemi rastësisht këtu ku jemi! Komunistët nuk i gatuar gjatë dhe bindshëm sistemi. Nëse ju me njëmijë strategji mundoheni të bleni emrat që u krijuan nga djersa e tyre dhe mendoni që çdo gjë ka çmim, jeni shumë gabim sepse KOMBI NUK KA ÇMIM! Unë e dua kombin tim! Heshtni sepse u bëtë turpi i botës, por nuk keni edhe faj sepse aq dini dhe e shihni popullin si votë, shfrytëzim dhe përfitim.

Reklame

Nuk jeni shumë nga ky soj, por jeni një pakicë që doni të helmoni edhe ca njerëz të sinqertë që kanë ngelur akoma atdhetarë, ca miq që unë kam dhe të cilët jeni munduar me çdo kusht t’i manipuloni, ca komentues të sinqertë dhe hallexhinjë që i kam me vite dhe mundohen të luftojnë të keqen, etc…

Mos harroni një gjë:

Nëse ju vetë jeni të shitur, mos mendoni që secili shitet! ,Nëse ju jeni pa etikë, mos i shihni edhe të tjerët pa etikë! ,Nëse ju jeni pa moral, mos i shihni edhe të tjerët pa moral! ,Nëse ju nuk jeni të sinqertë, mos mendoni që sinqeriteti nuk ekziston! ,Njerëzit e mi janë shumë të pastër! Ata u besojnë qëndrimeve dhe vendimeve të mia, ndaj ju them që e keni kot mundin dhe harxhimet që bëni! Shumica nuk merren me facebook, shumicën menduat që i fituat, por në fund ju do jeni humbësit dhe koha do ta tregojë!

Nëse atdheun keni mbetur ju ta promovoni, jeni shumë gabim sepse jeni në zhdukje e sipër!
Turp!