“Polici i shtrirë” që nuk falë shoferët që tejkalojnë shpejtësinë

Nëse vetura lëviz me shpejtësi më të madhe sesa që është e lejuar, “polici i shtrirë” në mënyrë automatike zbret disa centimetra më poshtë kur mjeti kalon – duke ia bërë me dije shoferit me disa lëkundje që i ndjenë brenda – se duhet të jetë më i kujdesshëm dhe t’i respektoj shenjat e komunikacionit.

E duket se “policëve klasik të shtrirë” po u “skadon afati”, pasi në shumë shtete të zhvilluara në Bashkimin Evropian ata tashmë nuk përdoren, transmeton Telegrafi.

Në fakt, në qytetin gjerman Hanau janë instaluar ngadalësues aktiv të trafikut, që më herët ishin vendosur nëpër disa qytete në Suedi, e tani edhe në Islandë e Norvegji

Për çfarë është fjala? Të gjithë shoferët që respektojnë kufizimin e shpejtësisë nuk do të ndjejnë e as ballafaqohen me ngadalësuesin, pasi që ai do të mbetet në nivelin e njëjtë me asfaltin.

Megjithatë, nëse shoferi tejkalon shpejtësinë, “polici i shtrirë” do të zbret disa centimetra nën sipërfaqen e asfaltit – dhe kur mjeti kalon mbi të do të ndjehen disa dridhje që ia rikujtojnë shoferit të jetë më i kujdesshëm.

Në këtë mënyrë ndëshkohen ata shoferët që vozitin mbi shpejtësinë e lejuar, e të gjithë të tjerët do të kalojnë “mbi policin e shtrirë” pa ndonjë pasojë – vetura nuk do t’i nënshtrohet dridhjeve e në raste të caktuara nuk do të ketë dëme materiale. /Telegrafi