Polici londinez dhunohet me grushta dhe shkelma, kalimtarët qeshin e bëjnë selfie

Advertisment

Një polic është sulmuar nga disa njerëz me grushta dhe shkelma, ndërkohë që kalimtarët buzëqeshnin dhe bënin selfie, pa i ardhur në ndihmë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Londër.

Federata e Policisë Metropolitane, e cila përfaqëson oficerë me gradë tha se sulmet ndaj oficerëve duket se po rriten.

Reklame

Një 20-vjeçar dhe një 38-vjeçar janë arrestuar me dyshimin se sulmuan një oficer policie dhe lanë me lëndime të lehta atw dhe kolegen e tij.

Kryetari i Londrës Sadiq Khan wshtw shprehur: Unë dënoj plotësisht sulmin e turpshëm ndaj dy oficerëve të Policisë Metropolitane. Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre. Ne u kemi borxh një mirënjohjeje të madhe dhe u uroj atyre një shërim të plotë dhe të shpejtë.