Polici plagos veten me armë zyrtare

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:40 në SPB Manastir është raportuar se në një parking para një objekti hotelierik në rrugën “Falanga Maqedonase” në Manastir, një polic pa dashje ka qëlluar me një plumb nga pistoleta e tij zyrtare, duke e lënduar veten.

Polici i plagosur është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza”, nga ku është konstatuar se ka marrë lëndime të rënda trupore.

Reklame

SPB Manastir ka kryer hetime në vendngjarje. Për ngjarjen është informuar Prokuroria Publike dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së.