Policia arreston pronarin e lokalit dhe një person në Reçic të Madhe

Advertisment

Policia e Tetovës mbrëmë në orën 22 e 50 minuta ka privuar nga liria dy persona nga Reçica e Madhe.

Në raportin e Ministrisë së Brendshme thuhet se në një lokal në fshatin Bërvenicë të Tetovës, policë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës kanë privuar nga liria personat me iniciale D.K. 62-vjeç dhe N.S. 48 vjeç.

Reklame

Kjo ka ndodhur gjatë një aksioni të policisë, ku bashkë me Inspektoratin e Tregut kanë dalë në terren për të parë nëse respektohen Protokollet për punën e kafeneve dhe objekteve hotelierike, si masë e Qeverisë për parandalim të përhapjes së virusit korona.