Policia bastis shtëpinë e tetovarit, ja përse!

Mbrëmë në periudhën prej ora 19.00 deri ora 20 e 40 minuta, në bazë të urdhërit gjyqësor, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 21-vjeçarit K.A. nga Tetova. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me materje të pluhurit dhe një peshore digjitale.

Pas dokumentimit të plotë të rasti kundër personit K. A. do të përgaditet parashtresë adekuate.TS