Policia bëhet qesharake, merr rimorkion 8 ton për të sekuestruar skuterin

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Angli.

Policia e West Mercia është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pasi postoi një foto të një karoteci prej 8 tonësh, të cilin e kishte përdorur për të sekuestruar një skuter elektrik që peshon rreth 45 kg.

Reklame

Fotoja e mësipërme nuk ka kaluar pa u komentuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

“A nuk mund ta kishin futur në pjesën e pasme të një makine në vend që të harxhonin para duke paguar një automjet të shtrenjtë rikuperimi për ta marrë me vete”, shkruan një nga komentuesit.

Çfarë humbje të parave të taksapaguesve. Nëse kjo do të ishte një kompani private dikush do të pushohej nga puna. Mblidhni atë dhe vendoseni në një makinë”, tha një tjetër.

Pati edhe komentues ironikë:“Nuk gjetën dot një më të madh? Ai skuteri po rri ngushtë aty ku e kanë vënë”.

Policia e West Mercia nuk lejon përdorimin e skuterit në rrugë ose në vende publike, për shkak se, sipas tyre, një mjet i tillë nuk plotëson kushtet e sigurisë.