Policia dhe ushtria e Maqedonis prej nesër me patrulla të përbashkëta

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, koloneli Vasko Gjurçinovski, njoftoi se që nesër, patrullave të policisë do t’u bashkohen edhe pjesëtarët e ushtrisë për të siguruar bashkë institucionet shtetërore dhe kufijtë e vendit.

Gjurçinovski tha se janë siguruar pajisjet e nevojshme për mbrojtjen e pjesëtarëve të ushtrisë. Ai shtoi se për momentin nuk ka nevojë të angazhohen rezervistët.

“Duke filluar që nesër do të vërehet pjesëmarrje e theksuar e ushtrisë e kombinuar në patrulla dhe aktivitete të përbashkëta për sigurimin e të gjithë kufijve shtetëror. Po ashtu do të keni mundësi të vëreni pjesëmarrjen tona në patrulla të përbashkëta me policinë në vend.
Për momentin, vlerësimet Shtabit të përgjithshëm dhe rekomandimet e Komandantit suprem janë se nuk ka nevojë për çfarëdo mobilizimi të përbërjes rezervë të ushtrisë”-tha Vasko Gjurçinovski, shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, kolonel.