Policia e arrestoi një djalosh i cili ishte duke e shëtitur qenin e tij, Çulevi paralajmëroi hetim të rastit (VIDEO)

Advertisment

Zyrtarët policorë e kanë arrestuar një djalosh i cili ishte duke e shëtitur qenin e tij, ndërkaq videoja e ngjarjes u shpërnda nëpër rrjetet sociale, njofton Portalb.mk.

Në video shihen përfaqësuesit e policisë dhe një djalosh me një qen. Videoja ka shkaktuar reagime dhe komente në rrjete sociale. Sipas asaj komentohet në rrjetet sociale, gjegjësisht në komentet në video, thuhet se ngjarja ka

Reklame

Tani për tani, nuk dihet se cila është arsyeja e arrestimit të djaloshit, por spekulohet se ai është parë në rrugë disa minuta përpara se të fillojë termini i caktuar, gjegjësisht orari i lejuar për shëtitje të kafshëve shtëpiake gjatë orës policore.

Për ngjarjet është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili thotë se ngjarja është evidentuar nga ana e Sektorit për Kontroll të Brendshëm dhe do të analizohet nëse policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

“Rasti konkret është evidentuar dhe po ndërmerren masa për konstatimin e ligjshmërisë së veprimit të zyrtarëve policorë, ndërkaq pas kontrolleve gjatë ditës së nesërme opinioni do të njoftohet plotësisht. Sektori i Kontrollit të Brendshëm edhe në të ardhmen do të ndërmarrë masa përkatëse për pastrimin e të gjitha rasteve në të cilat ekziston dyshim se veprimi i zyrtarëve policorë është në kundërshtim me ligjin”, shkruajti Çulev në Facebook.