Policia e Maqedonisë arr eston dy shtetas të Serbisë, gjenden 62 emigrantë në kamion

Nga MPB sot njoftuan se janë arrestuar H.F (33) dhe M.F (37) nga Serbia për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale të dënueshme sipas nenin 418 të Kodit Penal.

“Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar mbrëmë në ora 23:30 në autostradën A-1, te tuneli Javorica, policët bashkërisht me zyrtarë policorë nga Sllovenia, kanë gjetur në kamionin e tyre 62 emigrantë”, sqarojnë nga policia.

Reklame

Nga MPB njoftojnë se dy personat janë nga Serbia dhe janë mbajtur për procedurë të mëtejshme.

“Gjatë kontrollit të kamionit të llojit ‘MAN’, ta tabela të Serbisë, e drejtuar nga G.F, ndërsa bashkë me të ka qenë M.F, janë zbuluar 62 emigrantë. Emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.