Policia e Maqedonisë hap telefon special për të paraqitur kamatashët

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të ashpërsojë luftën kundër “kamatashëve”.

Me këtë qëllim ka filluar aksion operativ që për qëllim përfundimtar ka shkatërrimin e dukurisë së huadhënies së parave për interes joproporcional pronësor (kamatë shumë e lartë), njofton MPB, raporton gazeta Lajm.

Për këtë qëllim, MPB ka hapur numër special ku mund të denoncohet dukuria e interesit (kamatës) ilegal dhe ai numër është 0800 00 201.

 

Denoncimi mund të bëhet në mënyrë anonime i çfarëdo informacioni që kontribuon për luftimin e kësaj dukurie.