Policia e Maqedonisë mori 40 etiolometra të rinj, pajisjet e reja do të rrisin sigurinë rrugore

Ministria e Brendshme ka blerë 40 etiolometra të rinj (të njohur edhe si dregeri) të cilët do t’i dorëzohen policisë rrugore për të gjobitur shoferët që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Pas prokurimit të fundit të 50 pajisjeve radare moderne, teknikisht shumë të sofistikuara, vazhdojmë të pajisim policinë e trafikut për një siguri edhe më të madhe rrugore.

Reklame

“Pikërisht shoferët që ngasin makinën nën ndikimin e alkoolit janë shkak i shumë aksidenteve të trafikut dhe për këtë arsye sanksionimi i tyre është një nga përparësitë e policisë rrugore. Policia e trafikut tani ka 145 etielometra, krahasuar me vetëm tetë etiolometra në 2017.

Investimi i vazhdueshëm në policinë e trafikut dhe puna profesionale e oficerëve të policisë kontribuojnë në zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Me pajisjet e reja ne gjithashtu rrisim sigurinë në rrugë, dhe në periudhën tjetër do të vazhdojmë me të gjitha prokurimet e nevojshme për të siguruar kushte maksimale për policinë e trafikut”, thonë nga MPB./Telegrafi