Policia e Maqedonisë: Ne do t’i arr estojmë personat që i kërkon Haga dhe jo EULEX

Advertisment

Mediat maqedonase kanë transmetuar se para ca ditëve katër vetura të EULEX-it janë futur nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe janë nisur drejt Tetovës.

Meqë ky informacion është paraqitur në kohën kur në Kosovë janë zhvilluar arr estime të ish ushtarëve të akuzuar nga Gjykata speciale me seli në Hagë, janë paraqitur dyshime mos ndoshta EULEX-i po bëhet gati të arr estojë ish pjesëtarë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Reklame

Mirëpo nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup kanë dalur me sqarim lidhur me këto informacione.

 

Siç kanë deklaruar nga MPB për Tv Alfa, EULEX-i nuk ka mandat të arrestojë në Maqedoninë e Veriut.

Prej aty kanë shtuar se nëse kërkon EULEX-i ose Gjykata Speciale e Hagës, arr estimet do t’i bëjë policia e Maqedonisë dhe pastaj do t’i dërgojë në Hagë.