Policia e prish tubimin në Kishën Shën Atanasij në Bërvenicë

Dje (6 janar) rreth orës 16.00, në SPB Tetovë është raportua se në oborrin e kishës “Shën Atanasij” në Bërvenicë të Tetovës është organizuar një tubim ku të pranishëm ka patur një grup i madh i qytetarëve dhe se nuk janë respektuar masat për të parandaluar përhapjen e “covid -19 “.

Shërbimet e SPB Tetovë janë dërguar menjëherë në vendin e raportuar, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme,

ku pesëmbëdhjetë persona tashmë janë identifikuar të cilët kaë qenë pjesmarës në tubim, kurse kleriku përgjegjës i kishës është thirr në Stacionin Policor të Tetovës.

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë vazhdojnë të identifikojnë të gjithë personat e përfshirë në këtë tubim festiv dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat adekuate.