Policia e Tetovës kontroll të rept ndaj transportuesve publik

Advertisment

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje (5 tetor) prej ora 9.00 deri në 12.00, në rrugët regjionale Tetovë-Kodra e diellit dhe Tetovë-Jazhincë kanë kryer kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve.

Gjatë kontrollit të kryer në koordinim me Departamentin për krime ekonomike, 4 automjete kanë kryer transport pa dokumentet e nevojshme, përkatësisht licencat.

Reklame

Ndaj pronarëve të automjeteve do të përgatiten paraqitjet adekuate në përputhje me Kodin Penal.

Aktivitete të tilla ishin kryer më parë në rrugë të tjera rajonale në rajonin e gjerë të Tetovës, që çojnë në drejtim të Tetovës dhe anasjelltas .