Policia e trafikut shqipton 1689 gjoba për një muaj në Tetovë

Advertisment

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë në dhjetor të 2019 ka shqiptuar 1689 gjoba në trafik për shkeljen e rregullave të komunikacionit.

Sipas një raporti të publikuar janë kontrolluar 4812 drejtues të makinave. Sipas të dhënave, 84 makina janë përjashtuar nga komunikacioni, për shkak të skadimit të regjistrimit (78 makina) dhe parregullësive teknike. Janë shqiptuar kryesisht edhe gjoba për tejkalim shpejtësie si dhe shkelje të tjera në komunikacion.