Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

134
#

Dje rreth orës 04 e 30 minuta, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sektori pëe punë të brendshme-Tetovë, kanë pri*vuar nga liria 27-vjeçarin S.Sh., 22-vjeçarin A.R. 27-vjeçarin A.S. nga fshatrat Kopanicë e Shkupit dhe Bojanë dhe 23-vjeçarjn M.J. nga fshati Pallçisht, të cilët kanë udhëtuar me veturën ,,Ford,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi A.S.

Gjatë kont*rollit të kryer ndaj tyre dhe veturës është gjetur ko*kainë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet edhe parashtresa adekuate.

Dje rreth orës 01 e 50 minuta, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria personat A.A. (22) nga një fshati Poroj dhe B.M. (27) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur ko*kainë.

Dy personat në fjalë, kanë qenë me veturë ,,Fokcvagen Passat,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.A.
Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor- Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa adekuate.

Në rrugën regjionale Tetovë-Bërvenicë, mbrëmë (7 tetor), rreth orës 20 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 23- vjeçarin I.O. nga fshati Trebosh i Tetovës dhe 24- vjeçari K.R. nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur ko*kainë dhe mar*ijuanë.

Dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policor – Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, prej ku edhe do të pasojnë parashtresa adekuate.

Mbrëmë (7 tetor), gjithashtu rreth orës 21 e 30 minuta, në udhëkryqin mes bulevardit ,,Vidoja Smilevski Bato,, dhe rrugës ,,Boris Kidriç,, janë privuar nga liria 40-vjeçari B.J. dhe 44-vjeçari Xh.Xh., të dy nga Tetova, tek të cilët gjatë kontrollit është gjetur mar*ijuanë, me ç`rast janë mbajtur në Stacionin Policor-Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit, prej ku do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.