Policia italiane ndalon në autostradë shqiptarin, ishte nisur me biçikletë për në vendlindje

Advertisment

Dua të kthehem në Shqipëri”, – ishin këto fjalët e përdorura të shqiptarit 33 vjeçar i cili u ndalua në një autostradë në Itali teksa hipur në bicikletë ishte nisur për në vendin e tij të lindjes, ku me pas u gjobit 600 euro.
Shqiptari me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello para tre ditësh pasi vuante nga ankthi prej karantinës së gjatë për shkak të pandemisë nga koronavirusi. Në çastin e ndalimit ai ende kishte në kyçin e dorës byzylykun e spitalit me emrin dhe datën e shtrimit në spital.

Ai kishte dalë nga shtëpia e tij me bicikletë, pa maskë dhe doreza të cilat në këtë kohë janë të detyrueshme në rast lëvizje, dhe ishte drejtuar drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba dhe kishte kaluar barrierën, ishte devijuar në karrexhatën jugore që të shkonte për në Venecia dhe kishte filluar udhëtimin e tij të pamundur drejt portit të qytetit të lagunës dhe më pas për në shtëpi.

Reklame

Gjatë rrugës disa shoferë e kishin ndeshur në rrugë, kishin menduar se ai ishte një çiklist i vërtetë që po rrezikonte lëkurën e tij. Mesa duket njëri prej tyre kishte lajmëruar urgjencën dhe policinë dhe një ambulancë u dërgua në vendngjarje, ndërsa një patrullë e forcave të rendit arriti tek ai brenda pak minutash. Agjentët e policisë e ndaluan dhe pas identifikimi shqiptari ia besuan kujdesit të mjekëve dhe infermierëve.

33-vjeçari shqiptar ishte në një gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të shmangte një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të parregullt në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të qeverisë e lëshuar për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kur u pyet nga policët për arsyet që e kishin shtyrë të dilte në autostradë me biçikletë, shqiptari u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, në Shqipëri. Por, në rastin më të mirë, ai do të duhet të presë për një kohë të gjatë./Shqiptarja.com