Policia: Ndalohet tubimi për festat fetare, respektoni masat

Advertisment

Konform vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa me urdhër, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga sëmundja e COVID-10, ndalohet organizimi I mbajtjes së kremtimeve në vende publike me rastin e festave të adhshme fetare, si dhe organizimi dhe mbajtja e festave dhe tubimeve në hapësirë të hapur e të mbyllur nga ana e personave fizik dhe juridik në periudhën nga 18 Dhjetor 2020 deri më 21 Janar 2021 – thuhet në një thirrje të MPB-së.

Me qëllim të respektimit të plotë të dekreteve të Qeverisë së RMV-së, MPB-ja njofton se nnë funksion është numri falas I telefonit 0800-00-21 si dhe e-maili mvrinformaciiuslugimoi.gov.mk ku qytetarët në mënyrë anonime mund të denoncojnë grupime dhe kremtime të organizuara të festave. MPB-ja, duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve në drejtim të parandalimit të pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit publik, edhe njëherë bën thirrje që qytetarët të përmbahen nga grupimet dhe t`i respektojnë masat e Qeverisë. /KlanMacedonia