Policia patrullon para shtëpisë së Jankullovskës bashkëpunëtores së afërt të Gruevskit (VIDEO)

Advertisment

Pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, policia tani po ndërmerr masa dhe e ndjek ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, e cila ishte bashkëpunëtorja më e afërt e Nikolla Gruevskit. Policia i kontrollon të gjitha automjetet që kalojnë pranë ndërtesës në të cilën jeton ish ministrja e policisë dhe i kontrollon të gjitha bagazhet e tyre.

Patrullat e policisë u angazhuan një ditë pasi që Gjykata Supreme njoftoi se është vërtetuar dënimi i Jankullovskës me burg prej katër viteve për blerjen e Mercedesit luksoz për ish shefin e Qeverisë. Jankullovska përmes Fejsbukut pohon se nuk ka ndërmend të arratiset.

Reklame