Policia po heton incidentin e një dite më parë në Spitalin e Tetovës

49

Policia e Tetovës akoma nuk ka kompletuar lëndën për incidentin e një dite më parë në Spitalin e këtij qyteti ku u raportua për një zënkë mes mjekut dhe një pacienti. Lënda nesër pritet të dërgohet në prokurori, thonë për Alsat burime nga policia e Tetovës.

Shefi i repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Tetovës Ylber Besimi thotë se pacienti ka bërë denoncim të rrejshëm në polici pasi sipas tij, pacienti ka filluar të bartëse dhe fyejë ndaj mjekëve kujdestarë edhe pse i njëjti është pranuar dhe trajtuar pa pasur termin. Besimi kërkon që organet e rendit të zbardhin rastin.

Gjithë mjekët ndjehen të pasigurt dhe të pa mbrojtur në vendet e punës, sepse sul met janë shtuar dhe jemi dëshmitarë të disa ndodhive nga viti i ri e këndej.Duhet bë një kampanjë të përgjithshme për ngritje të vetëdijes si të punëtorëve shëndetësor pra duke nisur nga ne por edhe gjithë popullatës – tha Ylber Besimi, Nënkryetar i Odës së mjekëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Pacientët nga ana tjetër kërkojnë më tepër mirësjellje nga ana e mjekëve. Thonë se askush në spital nuk vjen nga qejfi që të presë me orë të tëra.

 

“Ne nga shtëpia gjithnjë nisemi të sigurt, por këtu dalin probleme, si ndërmjet mjekëve po ashtu edhe pacientëve, se di ku qëndron problemi! Ka njerëz që kanë hall dhe mjekët iu bërtasin dhe pastaj vijnë problemet. Mjekët duhet të sillen sa më mirë sepse, askush nuk vjen nga qejfi në spital”.

“Pjesa më e madhe sociale kolektive e jona i ka ato streset e veta. Shpreh keqardhje që ndodhin këto gjëra, sa është dikush fajtor dhe kush është ajo jetim mbetet si gjithnjë. E vërtetë është shohim njerëz që shprehin mllef nervozë por nuk do të thotë se nuk duhet të ketë edhe durim”.

“Të sigurt s`ndjehemi fare, aspak s`ndjehem të sigurt”.

Për një muaj në spitalin klinik të Tetovës, ka pasur tre raste të sulmeve të ndërsjella mjek-pacient ndërsa një rast tjetër është shënuar në Spitalin e Gostivarit.

Bashkim Sulejmani