Policia publikon të gjitha veprat e regjistruara ditën e fundit në rajonin e Pollogut

Njoftim nga SPB – Tetovë

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (02.03.2021/03.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 53 persona (TE-31 GV-22), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Në këtë periudhë në zonën Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetrorë Sanitar dhe shëndetësorë, për 32 persona (TE) dhe 10 persona (GV) janë lëshuar vendime të reja izolimi dhe janë kryer kontrolle ndaj 355 persona (TE-238 dhe GV -117) me vendime të tilla dhe nuk është gjet asnjë mosrespektim i vendimeve.

……
Dje (2-Mars) rreth orës 20.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin F.A. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjet mar ihuanë. I njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

……
Dje (2-Mars) rreth orës 11:45, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 61-vjeçarin N.A. nga Bogovina e Tetovës, i cili të njëjtën ditë rreth orës 09.00, pas një debati verbal e kishte kër cënuar me ar më 46-vjeçarin G.M. nga Radiovca e Tetovës

i cili kishte qenë me veturën e tij ,,Pasat“ me targa të Tetovës dhe kishte lëvizur nga fshati Pirok në drejtim të Bogovinës. Kështu që kër cënimit i kishte paraprirë një mosmarveshje në komunikacionin rrugorë.

Merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e çështjes dhe do të pasoj parashtresë adekuate.

……
Dje (1-Mars), 33-vjeçari L.M. nga Zhelina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se vajza e tij e mitur në Kodrën e Diellit, ishte kafshuar nga një qen endacak.
……

Dje (2-Mars) prej ora 10:00 deri në 14.00, efektivët e policisë nga SPB Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë kryer aksion lokal kontrollues lidhur me shkeljet që kryejnë këmbësorët dhe sjelljen e tyre në komunikacion.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 52 shkelje, në të shumtën e rasteve për kalim të rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe kanlimi në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë me denarë.