Policia shqiptare konfiskon makinën e vjedhur në Itali, arr estohet kosovari me banim në Zvicër

Advertisment

Policia e Shqipërisë në vendkalimin kufitar të Morinës ka sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar nga Kosova me banim në Zvicër.

Reklame

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo. Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.