Pas procesuimit të raportit të cilin SPB Tetovë e dërgoi deri në Prokurorinë Themelore Publike lidhur me ndërtimin e ujsjellësit për fshatin Siniçan të Tetovës, ku është kërkua instruksione lidhur me veprimet e mëtutjeshme.

Prokuroria publike ka filluar procesin para hetimorë dhe hetimorë nga ku edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vëzhguar nga afër situatën, kështu që është dhënë urdhër që efektivët e policisë të tërhiqen nga vendi, prandaj edhe SPB ka tërhjekur sigurimin policorë, kurse organet komunale i ka lejuar që të vazhdojnë me punimet për ndërtimin e ujsjellësit.

Sipas procedurave hetimore, puna e Policisë zhvillohet në koordinim me Prokurorinë dhe funksionon sipas urdhërave të saj, kështu që dua të njoftoj opinionin publik, se prezenca e pjestarëve të policisë në vendin e lartëpërmendur, ka qenë vetëm për shkak të kërkesës së banorëve të fshatrave përreth në veçanti të fshatit Urviç, me qëllim që të ruhet qetësia, rendi dhe siguria e qytetarëve.

Gjithsesi se do të respektohen urdhrat e prokurorisë e cila ka vendosur mënyrën e mbarvajtjes së situatës.Gjithashtu, ne si polici do të tregohemi vigjilent dhe do të ofrojmë asistencën tonë sa her që do ta ketë nevojë dhe sa her që do të kërkohet ndihmë nga qytetarët.