Policia tregon kush ishte 23 vjeçari nga Gostivari që ndërroi jetë në burgun e Shutkës

Policia sot ka publikuar inicialet dhe vendlindjen e 23 vjeçarit, i cili mbrëmë ndërroi jetë në burgun e Shutkës. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për S.I. 923) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.

“Më datë 15.04.2020 në ora 15 e 05 minuta policia është njoftuar se në një qeli në Burgun “Shkup” ka ndërruar jetë i dënuari S.I. (23) nga fshati Banjicë e Poshtme Gostivar.

Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e tij, kurse me urdhër të Prokurorit trupi është dorëzuar për obduksion”, njoftoi MPB.